Kryebashkiaku i Kamzës inspektoi punimet në rrugën “Demokracia” në Paskuqan, me gjatësi rreth 7 km si dhe të tjera investime , ndërtimin e rrugëve “Abdyl Frashëri” e “Abdyl Elmazi” në Paskuqan 2, Vresht, riparimi i sheshit dhe i urës në Fushë-Kërçik dhe rruga pranë shkollës “Vëllazërimi”; ndërtimi i KUN-së në Paskuqan 1, KUN ne rrugen“Ibrahim Rrugova”.
Pavarësisht mosfinancimit të projekteve nga qeveria, bashkia Kamëz me fondet e saja vazhdon investimet në infrastrukturë. Fakti që pjesa më e madhe e buxhetit 2016 ka shkuar për Paskuqanin, kjo njësi administrative aktualisht është kthyer në një kantier ndërtimi.
Në ditet e fundit te vitit 2016, kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, prej ditësh ishte në terren duke inspektuar nga afër punimet që po kryhen në investimet në Paskuqan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/