Lajm i fundit/ Terrorizoi me armë në Dhërmi,vendoset masa e dënimit për...

Lajm i fundit/ Terrorizoi me armë në Dhërmi,vendoset masa e dënimit për 23 vjeçarin

132
0
Shares

Ka dalë vendimi për të riun që terrorizoi me armë pak pas mesnatës në Dhërmi. Gjykata e Vlorës lë në burg me masën paraprake i riu Emiljano Nina. 23 vjeçari qëlloi 4 herë me armë zjarri në resortin Havana në Dhërmi. 

Emiljano Nina, i cili njihet edhe si Emiljano Tasho, është me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është personi i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur 3 vite më parë në një lokal në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri, ngjarje e ndodhur në restorantin “Muraga”.

Gjithashtu rezulton se Emiljano Tasho, është autor i vjedhjeve me armë më datë 30.09.2015, dhe vjedhjes me armë të një supermarket më datë 12.03.2014, në rrugën “Dhimitër Kamarda”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY