Ish-ministri i Mbrojtjes së PD: Kemi dy arsye pse FRD po hyn...

Ish-ministri i Mbrojtjes së PD: Kemi dy arsye pse FRD po hyn në zgjedhje

140
0
Shares

Gazmend Oketa, ish-ministrë i Mbrojtjes në kohën e qeverisë së PD-së, që kryeson listën e kandidatëve të partisë së Bamir Topit tha sot në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, se kemi dy arsye që hyjmë në zgjedhje.

“ Kur flasim për opozitë të re apo opozitë të vjetër. Dihet që ka plane afatgjata, por faktin që tregon se marrëveshja e vitit 2018 midis zt.Berisha dhe zt.Rama, rezulton që është marrëveshje afatgjatë për vetë faktin që nuk ndryshohet, për vetë faktin që e çon Shqipërinë në një situatë të paparashikuar nga askush. Zor se do ta parashikonim që do të vinim në një ditë që opozita e Shqipërisë nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, po i referohem opozitës parlamentare.

Në vendet demokratike është krejt e kundërta, opozita që pretendon se është opozitë dhe ka flamurin e opozitës, synon një orë e më parë të rrëzojë qeverinë, synon një orë e më parë të hyjë në proces zgjedhor, synon një orë e më parë t’i japi mundësi qytetarëve për të votuar. Qëndrimi i Frymës Demokratike për zgjedhjet e 18 qershorit është respekt për institucionet e shtetit shqiptar, respekt për dekretin e Presidentit.

Duket sikur procesi zgjedhor është pronë e partive politike. Shqipëria ka një Kushtetutë që është në fuqi. Në bazë të asaj Kushtetute, forcat politike janë thërritur për të garojnë më 18 qershor. Pas rezultatit që do të dali nga këto zgjedhje, do të shohim se cilat janë mazhoranca e reja, cilat janë opozitat e reja”, tha Oketa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY