Këngëtari i tallavasë 4 vjet i zhdukur, nëna e tij:’E ka vrarë...

Këngëtari i tallavasë 4 vjet i zhdukur, nëna e tij:’E ka vrarë ish e dashura Redona’

192
0
Shares

Renato është këngëtari i tallavasë i cili  këndonte në lokale nate për të siguruar të ardhurat e familjes. 21- vjeçari nuk  bë më i gjallë që prej 29 qershor të vitit 2014. Tashmë kanë kaluar 4 vjet dhe ende çdo gjë ka mbetur një mister.

Zhdukja pa gjurmë e tij, ka bërë që nëna e tij vazhdimisht, të bëjë apel për ndihmë edhe në media. Ajo thotë se nuk ka më shpresë se djali i saj është gjallë dhe kërkon ndihmë për të gjetur trupin e tij.

Ajo ka shkruar letra adresuar në Ministrinë e Brendshme, Prokurorinë e Përgjithshme, Policinë e Shtetit, por siç ajo shprehet, deri më tani kanë mbetur pa asnjë përgjigje.E vetmja shpresë dhe dëshirë që e mban gjallë është vajza e Renit, e cila tashmë është thuajse 4 vjeç. Ajo lindi një muaj pas zhdukjes së të atit. Silvana shprehet e bindur se djalin e saj e ka rrëmbyer dhe ndoshta e ka vrarë ish-e dashura Redona D.

Intervista e plotë me mamanë e Reneas

Znj. Silvana, kanë kaluar 4 vjet nga zhdukja e Renit. A keni mësuar diçka për fatin e tij gjatë kësaj kohe?

Asgjë, vetëm një telefonatë në muajin prill, ku një djalë i vogël më thoshte se ishte djali i Renit dhe se quhej Renaldo. Ajo telefonatë sërish më turbulloi që të shpresoj se Reni është gjallë, pasi nuk besoj se ka njerëz kaq të këqij që të tallen me fatkeqësinë e një nëne.

A keni vazhduar ta kërkoni nëpërmjet shtetit?  

Po, vazhdoj të shkoj thuajse çdo javë në dyert e Policisë. Dikur shkoja çdo ditë, por tashmë shpresat i kam të pakta. Sa herë që shkoja, më përcillnin me fjalët mos u mërzit se ne po punojmë për gjetjen e tij. Rreth tre vjet më parë, pas gjetjes së trupit të një të riu të dekompozuar në Babje të Librazhdit, u drejtova menjëherë në Polici, pasi dyshoja se ai mund të ishte trupi i Renit. Por Policia më tha që nuk është trupi i tij, pasi Reni kishte një dhëmballë të hequr, ndërsa trupi i dekompozuar kishte një dhëmb të vënë porcelan. Dyshoj se diçka po më fshihet.

Përse e keni këtë dyshim?

Dyshoj, se pasi u gjet ky trup i pajetë, mua më erdhi një efektiv i Policisë në shtëpi dhe më bëri analizën e ADN-së, por që përgjigje për këtë analizë asnjëherë nuk mora. Edhe një vit më parë më erdhën nga Tirana me kërkesën që kisha bërë te Krimet e Rënda. Më bënë sërish analizën, por asnjëherë në të dyja rastet nuk kam marrë përgjigje. Dyshoj se mund të jetë ajo kufoma që u gjet në Babje, por kur nuk marr një përgjigje, mendoj se diçka po më fshihet.

Po drejtuesit e Policisë lokale i ke takuar, u ke kërkuar ndihmë?

Po, një vit më parë shkova në një takim me zyrtarë të Policisë asokohe dhe më thanë dyshimin se Renin e ka vrarë Indrit Shaqja (i cili akuzohet për vrasjen e dy kunatave të moshuara në Durrës). Djali e ka njohur Indritin, kur këndonte në një lokal nate në Durrës.

Si reaguat pas këtij lajmi?

Më vjen keq që tallen me një nënë. Një herë më thonë nuk kemi informacion, një herë më thonë e kanë vrarë. Po si të bëjë kjo zemra e nënës, a ka shtet apo nuk ka? Ku ta gjej përgjigjen nëse e kam gjallë apo të vdekur djalin tim? I lutem Kryeministrit, ministrit të Brendshëm, të gjithë popullit shqiptar që nëse kanë një informacion për djalin tim, të ma japin. I kam rritur jetimë, bashkëshorti më ka vdekur dhe i ka lënë motakë dy djemtë e mi, i kam rritur e vetme. Kam rritur fëmijë të edukuar dhe me plot dashuri, por kam bindjen se Reni nuk është më. Po ku është? Ku ta gjej trupin e tij të pajetë? Ku ma kanë hedhur djalin? Pse nuk më kthen Policia një përgjigje? Pse më thanë ta kanë vrarë djalin dhe nëse e ka vrarë Indriti, pse nuk e marrin në pyetje të tregojë se ku është trupi i djalit? Pse?

Vajza e Renit ka lindur një muaj pas zhdukjes, e kërkon ajo sot të atin?

Vajza është rritur, është bërë 4 vjeçe. Jusina vjen thuajse çdo ditë bashkë me nusen. Edhe nusja si unë kërkon një përgjigje nga Reni, edhe nëse ka vdekur, të paktën të kemi trupin e tij ku të shkojmë të qajmë dhe të themi dy fjalë. Vajza po rritet, ajo e kërkon babain e saj në çdo moment dhe ne nuk dimë se çfarë përgjigje t’i japim. Unë mendoj se Renin ma kanë vrarë. Sepse po të ishte gjallë, nuk do të rrinte pa më telefonuar apo pa ardhur në shtëpi. Ju lutem të gjithë qeveritarëve, Policisë, Krimeve të Rënda të hetojnë, pasi deri tani, dosja për zhdukjen e djalit tim është pa autor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY