Gjyqtari që u dënua në Itali për “fajin” e nipit, PD:Prokuroria të...

Gjyqtari që u dënua në Itali për “fajin” e nipit, PD:Prokuroria të fillojë procedimin penal

104
0
Shares

PD kërkon nga Prokuroria fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit  të lartë Admir Thanza për shkeljen prej tij të ligjit të dekriminalizimit.

Në një dekleratë të PD thuhet se KPK duhet ta kishte shkarkuar gjyqtarin Thanza që në Prill 2018, kur janë vënë në dijeni të faktit, jo të lejonin që ai të qëndronte në detyre edhe 3 muaj të tjerë.

DEKLARATA E PD:

Partia Demokratike është njohur sot me faktin e rëndë që një gjyqtar i lartë rezulton i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe këtë fakt e ka fshehur gjatë plotësimit të Formularit të Dekriminalizimit.

Pavarësisht nga rrethanat e pretenduara prej tij mbi kryerjen apo jo të krimit, Partia Demorkatike kërkon respektimin e vendimit të drejtësisë italiane dhe shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra.

Për këtë qëllim, apelojmë Presidentin e Republikës, si organ kushtetues përgjegjës për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, që të urdhërojë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të gjyqtarit Admir Thanza, në kuadër të detyrimeve që burojnë nga ligji i dekriminalizimit.

Për Partinë Demokratike, një gjyqtar i dënuar penalisht nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e gjyqtarit për asnjë sekondë më shumë pas vërtetimit të faktit të dënimit.

Komisionet e vettingut janë njohur me këtë të dhënë në mënyrë zyrtare që në muajin Prill 2018 dhe do të duhet të kishin urdhëruar menjëherë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në fjalë, pa patur nevojë për të vijuar edhe për 3 muaj procedurat e vlerësimit.

Dënimi me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe fshehja e këtij dënimi, pavarësisht detyrimit që buron nga ligji, është motiv i mjaftueshëm për të konkluduar shkarkimin nga detyra, për shkak se ky fakt përbën cenim të rëndë të besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë.

Për këtë arsye, edhe organet e vettingut duhet të urdhërojnë shkarkimin e tij nga detyra, në zbatim të ligjit, pa asnjë vonesë të mëtejshme.

Deri në marrjen e këtij vendimi nga organet e vettingut, javën e ardhshme, kërkojmë nga Presidenti i Republikës që të urdhërojë sot shkarkimin e tij nga detyra, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, duke shmangur në këtë mënyrë vijimin e qëndrimit të mëtejshëm të tij në detyrë, qoftë edhe për 1 javë.?

Gjithashtu, kërkojmë nga organi i prokurorisë fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit të lartë për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit prej tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY