Vetting/Gjyqtari Thanza rezulton i dënuar për vjedhje në Itali, nuk justifikon pasurinë

Vetting/Gjyqtari Thanza rezulton i dënuar për vjedhje në Itali, nuk justifikon pasurinë

131
0
Shares

Është zhvilluar seanca dëgjimore për Anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili po përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) si pjesë e vettingut. Seanca dëgjimore drejtohet nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj, ndërsa vetë gjyqtari është i pranishëm në seancë së bashku me avokatin e tij Theodhori Sollaku. Kryesuesi Olsi Komici tha se për Thanzen është kryer hetim për të trija kriteret, pasurinë, aftesitë profesionale dhe pastertinë e figurës.

Trupa e KPK ka lexuar raportin e ILDKP ku thuhet se Thanza ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

Duke iu referuar raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), trupa gjyqësore e KPK thotë se sipas kësaj drejtorie Thanza ka kontakte me personazhe të krimit, por konkluzionet janë të pabazuara në fakte. Gjithashtu gjyqtari ka gënjyer edhe në formularin e dekriminalizimit, pasi rezulton i dënuar në Itali për vjedhje në vitin 1999.

“Gjyqtari ka një apartament banimi me sipërfaqe 136 m2 në Shkodër. Për këtë apartament ka një anomali. Vlera e apartamentit e deklaruar nga Thanza nuk përputhet me çmimin e kontratës së shit-blerjes që është 1.2 milionë lekë, ndërsa gjyqtari e ka deklaruar sikur është blerë 3 milionë lekë.

Në deklarimin e vitit 2004 mungon deklarimi i një garazhi, që e ka deklaruar në deklaratën e Vettingut. Gjyqtari Thanza nuk ka justifikuar burimet për blerjen e këtij apartamenti. Thanza ka dhe një apartament me sipërfaqe 113 m2 te Komuna e Parisit, në Tiranë.

Gjyqtari ka deklaruar apartamentin si pasuri të gruas së tij, por edhe këtu ka mospërputhje. Apartamenti është blerë në 2003 për 1.9 milionë lekë, ndërsa gjyqtari e ka deklaruar sikur është blerë 4 milionë lekë. Sipas DSIK Thanza ka kontakte me personazhe të krimit, por konkluzionet e DSIK janë të pabazuara në fakte. Ndaj tij janë paraqitur 13 denoncime nga publiku, por edhe ato janë të pabazuara në fakte.

Thanza ka probleme dhe me shtyllën e aftësive profesionale. Gjyqtari Thanza ka gënjyer edhe në formularin e dekriminalizimit. Nga një informacion jashtë vendit, Thanza ka qenë i dënuar në Itali në vitin 1999 për vjedhje me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta”- thuhet në raportin e lexuar nga trupa e KPK.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY