Takimi Rama – Tsipras në Londër/ A do të jetë kjo dita...

Takimi Rama – Tsipras në Londër/ A do të jetë kjo dita e zezë për Shqipërinë

148
0
Shares

Sot kryeministri Rama do të takohet me homologun grek, Alexis Tsipras. Takimi do të zhvillohet në Londër, në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit.

Takimi me zotin Rama vlerësohet si veçanërisht i rëndësishem, në një kohë kur vijojnë konsultimet për mbërritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit grek, takimi do të zhvillohet në orën 17:20 sipas orës së Londres dhe do të zgjasë rreth 40 minuta.

Por çfarë pritet të arrijë kjo marrëveshje? A do të jetë kjo dita kur Shqipëria do ti dorëzojë Greqisë 1200 km sipërfaqe deti?

Kryeministri Sali Berisha reagon në facebook në lidhje me marrëveshjen që pritet të firmosin të dy kryeministrat. Ai paraqet një telajo të plotë të asaj që po vendos Edi Rama të bëjë duke i sjellë copëtimin e ri të dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Dite e zezë në historinë e kombit shqiptar!

Shqipëria dorëzon detin dhe nderin e saj Greqisë!

Miq, sot në Londër, Jorgo Zografi i dytë, Edvin Kristaq Rama në një akt madhor të tradhtisë kombëtare së bashku me Ciprasin e Greqisë vendos:

– Copëtimin e ri të dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare. Në këtë copëtim, të bazuar në një marrëveshje të përgatitur nga alfa tek omega në Athinë,

– Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe

– Triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi, pra fushat e gazit dhe të naftës më të mëdha të Mesdheut.

Sipas kësaj marrëveshje, në një akt grabitqar ndaj Shqipërisë, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 km ndërkohe që me dy fqinjët e tjerë, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km.

Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë sot në Londër tradhton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘Çamëri’ dhe, si njeri nga armiqtë më të egër në historinë kombëtare të shqiptarëve, ai shkelmon mbi historinë, sakrificën, gjenocidin e çamëve dhe Çamërisë martire.

Miq, kjo dite e zezë fton shqiptaret t’i tregojnë një minutë e më parë vendin e merituar Jorgo Zografit të dytë dhe ta hedhin në koshin e plehrave të tradhtareve të kombit shqiptar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY