Rrihet brutalisht gazetari, po hetonte vrasjen e Ivanoviçit (Foto)

Rrihet brutalisht gazetari, po hetonte vrasjen e Ivanoviçit (Foto)

81
0
Shares

Gazetari serb Stefan Cvetkoviqi, i cili po heton vrasjen e Oliver Ivanoviçit është dhunuar brutalisht në Beograd. Në njërin nga postimit e tij në “Facebook”, ai ka thënë se gjendet i sigurt jashtë Serbisë, pa e bërë të ditur se si ka ikur, ndërsa ka publikuar fotot me plagë.

Para më shumë së 10 ditësh Cbetkoviç u rrëmbye nga persona ende të panjohura në vendlindjen e tij në Bellacërkë.Cvetkoviçi ka thënë ndër të tjera se “e madhe është forca me të cilën po përballem, por se e shenjte është shenjtëria me të cilën mbrohem. Mua mund të më vrisni, por jo edhe të vërtetën”.

Cbetkoviçi ka dhënë e edhe një deklaratë në institucionet hetimore të Republikës së Kosovës për vrasjen e Ivanoviçit, Gazetarë të tjerë qe po e hetojnë vrasjen e Ivanoviçit, kanë akuzuar direkt pushtetin në Serbi si përgjegjës për vrasjen e Ivanoviçin, ashtu edhe për trysnitë dhe kërcënimet që po ia bënë pushteti atyre.

Pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bela Crkva në Serbi, kanë arrestuar 39 vjeçarin S.Z. nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht gazetarin serb Stefan Cvetkoviq, mbrëmjen e së hënës.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Vrsac, ndaj S.Z. do të ngritet kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “lëndim të rëndë trupor”.

 Gazetari Stefan Cvetkoviq, i cili u zhduk dhe u gjet muajin e kaluar është rrahur mbrëmë në një kafene në qendër të Bela Cërkvës. Ai ishte goditur me një shufër metalike nga i dyshuari, i cili tashmë ishte dënuar para autoriteteve hetuese për kërcënimin ndaj Cvetkoviq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY