Deklaratë “bombë” nga Maradona: Mafia ka në dorë Kupën e Botës

Deklaratë “bombë” nga Maradona: Mafia ka në dorë Kupën e Botës

157
0
Shares

Diego Armando Maradona nuk di të ndalet së akuzuari. Pasi zuri faqet e para të gazetave sportive gjatë kampionatit botërorë, legjenda e futbollit argjentinas ka akuzuar se Mafia është aktorja kryesorë që detyron futbollistë afrikanë të pranojnë një pasaportë në një nga shtetet europiane.

Duke folur në një emision televiziv të transmetuar në rrjet Telesur të dielën, Maradona ka folur për lojtarët me origjinë afrikane që figurojnë në katër ekipe gjysmëfinaliste të Kupës së Botës.

Sipas të dhënave të paraqitura, 78.3 për qind (14 nga 23) të lojtarëve të Francës kanë lindur në 11 shtete të ndryshme afrikane, ndërsa përqindja e emigrantëve luajnë për Anglinë dhe Belgjikës është 47.8 për qind.

Maradona foli për një bisedë që kishte pasur me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, i cili thuhet se emigrantët që luajnë për ekipet evropiane e dinë shumë mirë se po hyjnë në një botë tjetër ku jeta e tyre e përditshme do të jetë e ndryshe rrënjësisht

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY