E habitshme në Pogradec, të dehurit shkatërrojnë komisariatin

E habitshme në Pogradec, të dehurit shkatërrojnë komisariatin

162
0
Shares

Një ngjarje e habitshme ka ndodhur në orët e vona të mëngjesit të kësaj të hëne në zyrat e komisariatit të Pogradecit.

Dy persona në gjëndje të dehur kanë shkatërruar dhe thyer çfarë u ka dalë përpara syve në komisariat, në momentet kur këta të fundit janë shoqëruar nga forcat e policisë.

Fjala është për shtetasit me inicialet S.C dhe B.S, përkatësisht 33 dhe 27 vjeç. Policia i ka shoqëruar pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit.

Me të ardhur në komisariat, të dehurit kanë niosur të kundërshtojnë dhunshëm efektivët e policisë, e më pas kanë nisur të thyejnë pajisjes e zyrës ku po merreshin në pyetje.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

S.Ç., 33 vjeç dhe B.S., 27 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Pasi në datë 08.07.2018, rreth orës 02.00, në Sallën Operative Pogradec, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 5 në Pogradec, po konfliktohen fizikisht disa persona.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë. Shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, ishin konfliktuar me disa qytetarë të tjerë të cilët më pas ishin larguar.

S.Ç., dhe B.S., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, por edhe në ambientet e brendshme të tij, ku kanë dëmtuar pajisje edhe mjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, kryer në bashkëpunim, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’ parashikuar nga nenet 236/2, 150 dhe 274 të Kodit Penal/g-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY