Ushtar Lamja, po prishet Teatri!

Ushtar Lamja, po prishet Teatri!

254
0
Shares

Nga Bledi Kasmi

E mbani mend këtë ushtarin që bënte patriotin dhe ulëriste si gore studiove të televizioneve 6 vite më parë vetëm se Basha si Kryebashkiak do të priste disa pemë dhe një gardh për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit dhe e konsideronte këtë një krim për trashëgiminë kulturore?

A ju kujtohet se si në atë kohë përbetoheshin se ishin engjëjt mbrojtës të artit dhe kulturës bashkë me atë gagaçin tjetër të cilit sot i kanë rilindur flokët?

Ku janë sot këta ushtarë të ushtrisë së vdekur në një kohë që komandanti i tyre ka vendosur të konsumojë krimin më të rëndë ndaj artit dhe kulturës të ngjashëm me aktet terroriste të ISIS, atë të shembjes së Teatrit Kombëtar?

Kush i besoi atëhere këta, ka të drejtën sot jo vetëm të ndjehet i zhgënjyer, por ti kapë dhe ti tërheqë zvarrë prej xhaketash kudo ku ti shohin, sepse i kanë mashtruar.

Deri 6 vite më parë protestohej vetëm se priteshin disa pemë dhe ndërtoheshin rrugë, po sot çfarë duhet bërë kur kërkohet të shembet Teatri Kombëtar dhe në territorin e tij të ngrihen kullat e komandantit të ushtrisë së vdekur…!?

Kjo nuk është pyetje që pret përgjigjje nga ushtarë si Lamja, por nga qytetarët që tani duhet të dinë dhe të bëhen gati ti japin përgjigjen e duhur këtyre barabarëve dhe horrave pa ju dridhur dora!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY