Video/Deklarata e LSI: Pse nuk e votojmë ligjin e statusit të gjyqtarëve...

Video/Deklarata e LSI: Pse nuk e votojmë ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

99
0
Shares

LSI ka dalë në një deklaratë para medias duke dhënë arsyet  pse është kundër ligjit të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që është sjellë nga mazhoranca për t’u ndryshuar në disa pika.

Ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në repubublikën e Shqipërisë, një propozim ky i ardhur nga dy deputetë të mazhorancës për të bërë ndryshimet e këtij ligji që nuk ka më shumë se dy vjet që është miratuar.

Në thelb të dy nenet që kërkohen nga dy deputetë të mazhorancës ëhstë fakti se në mungesë të KLP dhe KLGJ, kërkojnë që  të kthehen 360 gradë prapa në mënyrë që të japin edhe njëherë mundësi KLD për të bërë edhe njëhërë emërimet e studentëve magjistratë, që duhet të ishin emëruar që në vitin 2016 sipas parashikimit të ligjit.

Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha:

”Unë personalisht dhe grupi parlamentar i LSI nuk mund të votojmë nenin 1 që ka të bejë me emërimin e studentëve prokurorë magjistratë. Si mund ti japim ne mundësinë prokurores së përgjithshme të përkohshme në detyrë që ajo të bëjë emërimin e të gjithë këtyre studentëve magjistratë.”

Sot sipas tij, ata kanë një arsye më shumë për të mos e votuar nenin, për shkak se kjo kryeprokurore do të bëjë emërimin e tyre dhe pastaj do tiu kërkojë votën  nesër në mbledhjen e prokurorëve që ka të bëjë me zgjedhjen e anëtarëve të KLD-së.

Nasip Naco konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Nasip Naco konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Lëvizja Socialiste për Integrim sur Lundi 9 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY