E hëna në parlament, çfarë pritet të ndodhë

E hëna në parlament, çfarë pritet të ndodhë

116
0
Shares

Në orën 10:00 pritet të nisë edhe seanca plenare ku në rend të ditës është projektligji “për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjor për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu.

Me këtë rast Partia Socialiste do të masë forcat pasi për këtë projektligj duhen 84 vota, të cilat mazhoranca aktualisht nuk i ka. Duhet pritet për të mësuar se çfarë vendimi do të marrë grupi parlamentar i PD dhe ai i LSI: Pra a do të jenë ata sot në seancë plenare.

Ligji në fjalë kërkon shumicë të cilësuar me 84 vota, të cilën Partia Socialiste nuk e arrin dot pa ish-aleaten e saj, LSI-në, tashmë në opozitë. Përveç 74 kartonave të saj, PS-ja ka të sigurtë votën e Tom Doshit, 3 votat e PDIU-së dhe atë të Robert Bitrit, që zyrtarizoi largimin nga LSI-ja duke u regjistruar si i pavarur, gjë që çon mazhorancën në kuotën e 79 votave.

Kryetarët e grupeve të opozitës, Edmond Spaho (PD) dhe Petrit Vasili (LSI) i kanë dërguar një letër kreut të parlamentit Gramoz Ruçi ku kërkojnë anulimin e votimit për ligjin e Teatrit pasi janë shfaqur manilupime. Prandaj sot pritet të shohim nëse Ruçi do ta marrë në konsideratë këtë kërkesë të opozitës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY