SITUATA ORA 21.15/ Rrugë të bllokuara dhe mungesë e energjisë elektrike nga...

SITUATA ORA 21.15/ Rrugë të bllokuara dhe mungesë e energjisë elektrike nga Kukësi në Vlorë

107
0
Shares

Emergjencat Civile, në vijim të informacioneve të dhëna më herët, kanë bërë të ditur sonte në mbrëmje në raport të përmbledhur të gjendjes deri në orët e mbrëmjes.
Siç pritej në bazë të buletineve meteorologjike, moti i ftohtë dhe me reshje dëbore ka përfshirë gjithë vendin, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve si dhe duke shkaktuar probleme të tjera në rrjetet e energjisë, ujit të pijshëm etj.
Bora e dendur ka shkaktuar vështirësi serioze në qarkullimin rrugor në disa akse të vendit dhe megjithë punën e pandërprerë të mjeteve borëpastruese, ka pasur zona që janë bllokuar ose mund të kalohen vetëm me ndihmën e zinxhirëve.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata deri në orën 21:15 të mbrëmjes paraqitet:

QARKU KUKËS
• Në njësinë administrative Topojan e Shishtavec të bashkisë Kukës dhe në njësinë administrative Gjinaj të bashkisë Has, nuk ka energji elektrike.
• Akset rurale të njësisë administrative Gjinaj, bashkia Has, janë bllokuar nga reshjet e dëborës.

QARKU DIBËR
• Aksi rrugor kombëtar Qafë Bualli – Peshkopi, njësia administrative Maqellarë është kthyer në normalitet, e qarkullueshme me zinxhirë.
• Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është hapur dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
• Aksi rrugor Peshkopi – Kala e Dodës, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
• Në njësinë administrative Baz, Rukaj, Komsi, është rikthyer energjia elektrike.

QARKU LEZHË
• Aksi rrugor Kallmet – Ungrej, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë i bllokuar dhe po punohet për hapjen e tij.
• Aksi rrugor Milot–Skuraj, është hapur nga forcat e bashkisë Kurbin dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
• Akset rrugore rurale të njësive administrative, Fan, Orosh, Selitë dhe Kaçinar, janë bllokuar, po punohet për hapjet e tyre.

QARKU ELBASAN
• Akset rrugore Librazhd-Stëblevë, Lunik – Stëblevë vazhdojnë të jenë të bllokuara, po punohet me mjete borëpastruese për hapjen e tyre.
• Në Njësinë Administrative Labinot Mal është rikthyer energjia elektrike, ndërkohë në Stëblevë energjia mungon për shkak se mjetet e OSHEE nuk mund të kalojnë në këtë aks rrugor sepse rruga është e bllokuar nga dëbora e madhe.
• Njësia Admistrative Kodovjat, bashkia Gramsh, pjesërisht nuk kanë energji fshatrat, Fushës, Zenelas, Kullollas.
• Njësia Administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, fshati Bletëz, Siman, pjesërisht pa energji.
• Njësia Administrative Stëblevë, bashkia Librazhd, fshati, Zabzun, Borovë dhe Fushë Studio nuk kanë energji elektrike.

QARKU KORÇË
• Aksi Pogradec – Qafë Thanë, është i qarkullueshëm pa zinxhirë.
• Aksi Pogradec – Qafë Plloç, është i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Petrushë – Korçë – Dogana Kapshticë, i qarkullueshëm pa zinxhirë.
• Aksi rrugor Zëmlak – Liqenas – Dogana – Goricë, është i qarkullueshëm me zinxirë.
• Aksi Libonik – Lozhanë – Grabovë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Korçë – Qafë e Qarit – Ersekë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Ersekë – Çarshovë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Korçë – Dardhë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
• Aksi Korçë – Voskopojë, i qarkullueshëm me zinxhirë.
Energjia elektrike në këto zona është rikthyer.

QARKU VLORË
Pavarësisht nga temperaturat e ulëta qarkullimi i mjeteve bëhet normal. Në zonat malore kanë rënë reshje dëbore, por nuk ka probleme të komunikimit në të gjitha akset rrugore.
Në Qafën e Llogorasë, trashësia e dëborës arrin deri në 4-5 cm. Aksi rrugor është i kalueshëm pa zinxhir. Janë përqendruar mjete, ekskavator dhe borë pastruese, si dhe një sasi e konsiderueshme kripe.
Në pikën më të lartë të Qafës së Llogorasë firma kontraktore është në monitorimin e situatës.

QARKU DURRËS
Nga bora e mbrëmshme është zbardhur pothuajse i gjithë territori i këtij qarku.
Rrugët e Bashkisë Krujë u mbuluan me shtresa akulli. Ndërhyrjet me makinë borëpastruese dhe hedhja e kripës normalizuan lëvizjen e mjeteve.
Në njësitë administrative të zonave të thella malore, kryesisht të bashkisë Krujë qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi.
Sipas informacioneve të marra nga Ujësjellësi, në mëngjes u konstatua ngrirja e tubacionit në depon nr. 2 për të cilin u morën masat menjëherë dhe nuk u krijuan probleme.

QARKU BERAT
Akset rrugore të fshatrave të njësive administrative si Tomori, Lybesha, Zhitomi, Dodovesi, Plashniku, Terpan  etj.,  janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës, duke qenë se janë fshatra në lartësi mbi 1000 m.
Janë marrë masa për zhbllokimin e rrugëve duke hedhur një sasi të konsiderueshme kripe. Bashkia Poliçan ka ofruar ndihma ushqimore, veshmbathje, familjeve në nevojë që ndodhen në zonat e izoluara.
Të gjitha strukturat e emergjencave janë angazhuar për zhbllokimin e rrugëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY