Vapa e madhe sjell problemet e shëndetit mendor, 50 raste vetëm në...

Vapa e madhe sjell problemet e shëndetit mendor, 50 raste vetëm në Elbasan

128
0
Shares

Temperaturat e larta sjellin çrregullim të neutransmetuesve, duke sjellë rëndim të gjendjes fizike dhe psikologjike, për pasojë kjo është periudha kur problemet e shëndetit mendor rëndohen.

Sipas ekspertëve, gjatë verës shtohet numri i personave që kërkojnë ndihmën e mjekut psikiatër. Psikologia Adela Lamçe thotë se në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan paraqiten çdo ditë 20-50 raste të referuara nga qendrat komunitare.

Kujdes të veçantë, sidomos në këtë periudhë të vitit, duhet të bëjnë personat që shfaqin shenja të stresit, ankthit e depresionit.

Shqipëria nuk ka studime të mirëfillta për numrin e pacientëve të prekur nga këto sëmundje, por referuar të dhënave në sistemin shëndetësor parësor në një vit kryhen mesatarisht 15.000 vizita, persona që kërkojnë ndihmën e mjekëve psikatër për shkak të çrregullimeve dhe problemeve të shëndeti mendor./tch

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY