LUFTA NE DHERMI/ Zbulohet i riu që qëlloi, i përfshirë në vrasje...

LUFTA NE DHERMI/ Zbulohet i riu që qëlloi, i përfshirë në vrasje të tjera (Emri+Foto)

378
0
Shares

Policia e Himarës ka zbardhur identitetin e autorit që qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmë në diskon ‘Havana’ në Dhërmi.

Sipas policisë autori i arrestuar është Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ai ka qëlluar me armë zjarri 4 here në ajër duke terrorizuar të pranishmit në disko. Ngjarja ka ardhur pas një konflikti për motive të hershme me një tjetër shtetas.

Emiljano Nina, i cili njihet edhe si Emiljano Tasho, është me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është personi i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur 3 vite më parë në një lokal në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri, ngjarje e ndodhur në restorantin “Muraga”.

Gjithashtu rezulton se Emiljano Tasho, është autor i vjedhjeve me armë më datë 30.09.2015, dhe vjedhjes me armë të një supermarket më datë 12.03.2014, në rrugën “Dhimitër Kamarda”.

Njoftimi i policisë:
Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj.

Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, ”Prishja qetësisë publike”, parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY