VIDEO/ Lidhje mafioze, kusheriri i prokurorit dhe trafikantit të drogës do ndërtojë...

VIDEO/ Lidhje mafioze, kusheriri i prokurorit dhe trafikantit të drogës do ndërtojë 6 kullat tek teatri

154
0
Shares

Dje partia Demokratike bëri konkrete fakte të cilat provonin lidhjen mes kompanisë Fusha dhe Edi Ramës për pastrimin e parave të pista të krimit dhe drogës tek 6 kullat që do të ndërtohen tëk teatri kombëtar.

Sipas Salianjit, Partia Demokratike tregoi dhe sesi u ndërtua në të zezë godina e kryeministrisë me vlerën 5 milion euro nga kompania Fusha ku mori prej Edi Ramës rreth 80 milion euro  si dhe një koncesion prej 120 milion eurosh.

Kompania FUSHA është subjekt i ligjit antimafia ku pastrohen paratë e krimit dhe drogës. Salianji është shprehur se Shkëlqim Fushaj, pronar i kompanisë, është djali i xhaxhait të Sulejman Fushajt të arrestuar për trafik droge ne Spanje. Sulejman Fushaj është vëllai i ish-prokurorit të Tiranës, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Petrit Fushaj.

Petrit Fushaj ka mbyllur shumë dosje kriminale të Edi Ramës. Është e qartë lidhja mes kompanisë FUSHA dhe lidhja mes krimit të organizuar.

Deklarata e deputetit të PD, Ervin Salianji:

Dje, Partia Demokratike bëri publike fakte konkrete që provojnë pazarin mes Edi Ramës dhe kompanisë Fusha për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit tek 6 kullat e Teatrit Kombëtar.

Ne treguam se si Fusha ndërtoi në të zezë godinën luksoze të kryeministrit për të paktën 5 milion euro dhe mori prej Edi Ramës rreth 80 milionë euro tendera, shumica pa garë, si dhe një konçesion 125 milionë euro.

Sot ne po u bëjmë të ditur shqiptarëve se kompania Fusha është subjekt i ligjit antimafia dhe subjekt që mund të pastrojë paratë e pista të drogës dhe trafiqeve.

Lidhjet e gjakut janë ato që shpjegojnë gjithçka.

Shkëlqim Fusha, pronari i Fusha shpk dhe mik personal i Edi Ramës, është djali i xhaxhait të një trafikanti ndërkombëtar droge, Sulejman Fushës, i rikapur disa muaj më parë në Alikante të Spanjës për 75 kg heroinë, por ky fakt u mbajt i fshehur nga ministria e Fatmir Xhafës.

Partia Demokratike nuk do të bënte kurrë përgjegjës dikë për veprimet antiligjore të një të afërmi të tij, por lidhjet e Fusha shpk me djalin e xhaxhait trafikant ndërkombëtar droge prej më shumë se 20 vjetësh, kanë një hallkë të fortë- ish kryeprokurorin e Tiranës Petrit Fusha.

Petrit Fusha, që deri dje drejtonte Prokurorinë e Tiranës, është vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, menaxhon një resort të njohur në periferi të Tiranës dhe mbyll dosjet penale për Erion Veliajn dhe qeverinë e Edi Ramës.

Kryeprokurori Fusha, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës, mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Çim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje. Të gjithë e kanë parë në atë kohë foton, kur Veliaj drekonte me vëllain kryeprokuror të trafikantit të drogës.

Petrit Fusha ka mbyllur shumë dosje të tjera qeveritare të ministrave më të korruptuar të Edi Ramës, Ilir Beqjes dhe Damian Gjiknurit. Nga ministria e Gjiknurit kompania Fusha ka marrë vetëm këtë vit dy punë të mëdha: konçesionin e Kalivaçit dhe Bulevardin e Vlorës.

Janë shumë të qarta lidhjet mafioze mes kompanisë Fusha, ku Edi Rama do të pastrojë paratë e pista me 6 kulla tek Teatri dhe vëllezërve Fusha, njëri kryeprokuror që mbyll hetimet për Veliajn dhe ministrat e Ramës, njëri trafikant ndërkombëtar droge, i cili furnizon biznesin familjar me para kriminale.

Çdo prokurori në një vend demokratik do të niste menjëherë hetimin duke zbatuar ligjin Antimafia për kompaninë Fusha. Por prokuroria private e Edi Ramës nuk ka për të hetuar kompaninë që do të pastrojë paratë e pista të kryeministrit.

Edhe në rastin e Fatmir Xhafës me të vëllanë trafikant ndërkombëtar droge, ne provuam se ligji Antimafia nuk zbatohet për krimin dhe drogën e lidhur me pushtetin e Edi Ramës.

Janë këto afera gjigande korrupsioni dhe është kjo lidhje me krimin e organizuar që mban peng të ardhmen e Shqipërisë!

Sa më gjatë t’i lejojmë të na drejtojnë, aq më e lartë do të jetë fatura për vendin!

Deklaratë e deputetit Ervin Salianji për kompaninë Fusha, e cila ka marrë përsipër pastrimin e parave të Edi Ramës me 6 Kullat.Duhet të zbatohet ligji Antimafia!

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 8 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY