Korçë/1.3 ton fasule kontrabandë, në pranga dy doganierë

Korçë/1.3 ton fasule kontrabandë, në pranga dy doganierë

141
0
Shares
Ilustruese

Policia e Korçës ka arrestuar dy punonjës të doganës së Goricës, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë, të 1.3 ton fasuleve.

Në pranga ka përfunduar Hektor Marino, 39 vjeç si dhe Gentian Keco, 34 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

• Petre Mitre, 27 vjeç, banues në Gollomboç- Pustec.
• Gentian Keco, 34 vjeç, banues në Baban-Devoll.
• Hektor Marino, 39 vjeç, banues në Korçë, të dy me detyrë doganierë pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

Pasi në datë 07.07.2018, shtetasi Petre Mitre, u kap me mjetin tip “Volkswagen” me targa CB3291MK, brenda të cilit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1.3 ton fasule, sasi e dyshuar si kontrabadë, për të cilën dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar kalimin për në tokën shqiptare, pa i’u nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY