Aksi Korçë-Ersekë pa ndricim, hajdutët vjedhin kabllin elektrik të rrugës

Aksi Korçë-Ersekë pa ndricim, hajdutët vjedhin kabllin elektrik të rrugës

213
0
Shares

Fenomeni shqetësues i vjedhjeve në qarkun e Korçës ka prekur edhe infrastrukturën. Një pjesë e aksit nacional Korçë-Ersekë ka mbetur pa ndriçim pasi persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur kabllin e rrjetit elektrik. Policia e Korçës thotë se ka nisur hetimet.

Një pjesë e rrugës nacionale Korçë-Ersekë ka mbetur pa ndriçim.

Persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur dhjetra metra kabëll elektrik në disa segmente të aksit nacional ku ka përfunduar rikonstruksioni.

Ngjarja e regjistruar gjatë natës është konstatuar mëngjesin e sëpremtes nga punonësit e firmës që po punon në rrugë.

Ende nuk dihet sa persona kanë marrë pjesë në vjedhjen e linjës elektrike që ndriçon rrugën Korçë-Ersekë, ndërsa policia thotë se ka nisur një hetim.

Numri i vjedhjeve në qarkun juglindor është alarmant.

16 raste janë regjistruar vetëm në 10 ditët e fundit, ku në qendër kanë qenë banesa e biznese.

Por nuk kanë munguar as rastet kur qytetarët janë sulmuar në rrugë për tu marrë bizhuteri apo sende të tjera me vlerë./ORA/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY