Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nis kërcënimin e parë ndaj protestës së...

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nis kërcënimin e parë ndaj protestës së opozitës

145
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka nisur sonte kërcënimin e parë ndaj protestës së opozitës që do të mbahet të shtunën në bulevardin kryesor të Tiranës.

Duke folur në Top Story, Fatmir Xhafaj tha se Policia e Shtetit nuk do të tolerojë dhunën në protestën e 13 majit të opozitës.

Xhafaj: Hashashi nuk blen zgjedhjet

“Po e ndjekim me vëmendje protestën e 13 majit, ashtu si edhe deklaratat e drejtuesve të PD, të një pjese të vogël që janë shqetësuese dhe që nxisin dhunën dhe përplasjen, destabilizim. Nga ana tjetër kemi dëgjuar deklarimin e zotit Basha që protesta do të jetë paqësore. Uroj që të jetë e titllë. Nëse do të ketë akte dhune policia do të reagojë ashpër. Policia do të ndërhyjë fort nëse protesta e thërritur si paqësore do të përdoret për të destabilizuar vendin”, tha ai.

Po ashtu Xhafja ka deklaruar se zgjedhjet e 18 qershorit do të bëhen me polici dhe nën kujdesin e saj.

“Nuk ka asnjë skenar që nuk përballohet nga Policia e Shtetit. Policia ka gjithë kapacitetet e nevojshme, gjithë përgjegjësitë që të garantojë një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në Shqipëri”, u shpreh ai.

Protestuesit e nisin marshimin e tyre pikërisht poshtë zyrës së ministrit të Brendshëm. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY