Arrestohet ‘Tani’/Shiste kokainë, me rrjet paralajmërimi në WhatsApp

Arrestohet ‘Tani’/Shiste kokainë, me rrjet paralajmërimi në WhatsApp

131
0
Shares

Një 33 vjeçar shqiptar, u arrestua nga policia italiane nën akuzën e shitjes së narkotikëve.Shqiptari me iniciale D.X, i papunë dhe me precedentë, njihej gjerësisht si Tani. Ai kishte krijuar një grup të gjerë në aplikacionin Whatsapp, ku siguronte paralajmërime për praninë e forcave të policisë, por kësaj here nuk ishte me fat.

Prej disa ditësh, policia e stacionit në Fano kishte vënë nën monitorim shtëpinë e tij, pas raporteve për ardhjet e tij të çuditshme dhe sjelljen. Ai udhëtonte kryesisht në këmbë por edhe me biçikletë për në sheshin aty pranë ku takonte klientët, burra dhe gra, të gjitha moshave dhe me prejardhje të ndryshme sociale.

Së fundmi, “Tani” është parë duke lënë shtëpinë dhe duke arritur tek një makinë që mbante një grua 38 vjeçare vendase. Sapo tregtari ka arritur tek dritarja e mjetit, policia e ka kapur atë duke i gjetur 0.8 gram kokainë të paketuar në një letër celofon.

Më pas, u zhvilluan kontrolle në shtëpi, ku policia ka zbuluar tri doza kokainë të gatshme për trafikim dhe një tjetër zarf që përmbante kokainë të pastër me peshë prej 10 gramësh si dhe 1300 euro kartëmonedha të vogla.

Shqiptari u dërgua në burg ku u dënua me 8 muaj burgim me kusht, duke u liruar nga qelitë pasi nuk konsiderohet person i rrezikshëm. Pozicionet e klientëve që gjurmohen në bisedat në WhatsApp po shqyrtohen gjithashtu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY