Deputetët janë të gatshëm ti thonë po çfarëdo marrëzie

Deputetët janë të gatshëm ti thonë po çfarëdo marrëzie

97
0
Shares

Aktori Neritan Liçaj ka folur sot pas votimit rreth mesnatës nga ana e deputetëve të maxhorancës, të projektligjit për Teatrin Kombëtar, ku nënkuptohet shembja e godinës aktuale.

‘E mendoj të papranueshme vendimin e marrë nga deputetët e majtë, edhe ata vetë e dinë se ne kemi të drejtë. Ndihemi të tradhtuar dhe koha do të tregojë se kush nga ne ka pasur të drejtë.

Deputetët u është dashur që të votojnë për ti dhënë pushtet një njeriu të vetëm. Janë të gatshëm ti thonë po çfarëdo marrëzie. Unë kisha shpresë që ata do të votonin si shqiptarë, unë ja u kam bërë këtë thirrje dhe më herët. Nëse ata do vepronin si qytetarë, unë do isha dakord me çdo qëndrim të tyre.

Po përplasemi me një arrogancë nga ana e qeverisë, do të vazhdojmë protestat kundër kësaj sjellje dhe kësaj diktature votash. Tani fillon protesta jonë, pasi ne nuk mund të tolerojmë një arrogancë të tillë, megjithë respektin që kam për qeverinë dhe mazhorancën kjo është e papranueshme.

Ne do të vazhdojmë protestën si gjithë këto kohë, përditë në orën 7 pasdite siç ka qenë.

Unë besoj te integriteti moral i kolegëve të mij, miqtë e mi janë të mrekullueshëm. Ne nuk përçahemi, askush nga ata nuk është deklaruar kundër Teatrit Kombëtar”, u shpreh Liçaj ne media.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY