“Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë!”

“Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë!”

159
0
Shares

Ministri per Diasporen, Pandeli Majko ishte i vetmi nga kabineti Rama qe nuk mori pjese ne votim dje per projektligjin që i hap rrugë nisjes së negociatave me kompaninë private “Fusha Shpk”. Me miratimin e kësaj nisme të qeverisë do të nisë më pas dhe prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Qendrimi i Majkos wshtw pershendetur nga regjisori Kastriot Çipi, i cili me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook e ka falenderuar publikisht.

“Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”- shkruan Çipi.

“Panorama” raporton se ministri për Diasporën, Pandeli Majko, gjatë seancës ka pasur një debat me Kryeministrin Rama. Para nisjes së votimit, Rama është filmuar teksa debaton me Pandeli Majkon.

Sipas deputetëve të pranishëm në sallë, të cilët kanë dëgjuar debatin, Rama i është drejtuar Majkos me tone të larta: “Nëse s”do votosh, ik në shtëpi. Mua mos më bëj numra”. Pas këtij debati, i cili është filmuar nga kamerat, Pandeli Majko është parë i nervozuar. Pasi ka vënë telefonin në vesh, është larguar nga salla, ndërkohë që Rama e ka shoqëruar largimin e tij me një gjest.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY