Basha: ”75 hajdutët pa tru bashkë me kryehajdutin Edi Rama votuan ligjin...

Basha: ”75 hajdutët pa tru bashkë me kryehajdutin Edi Rama votuan ligjin e shkatërrimit”

88
0
Shares

Lulzim Basha pas mbledhjes me deputet demokrate, ka dalë në një deklaratë për mediat. Sipas Bashës, dje kuvendi miratoi ligjin që në fakt miratoi plackitjen dhe krimin, dje kuvendi ka konsumuar krimin më të rëndë në 27 vite. Sot krimi dhe korrupsioni me votën e 75 hajdutëve pa tru pa dinjitet, është bërë pjesë e Kuvendit.

Basha thotë se ky është një akt që nuk guxuan ta bëjnë dot as komunistët. Rama shkatërroi kinemanë 16 nëntorin, shkatërroi stadiumin Qemal Stafa, shkatërroi fushat për ta zvëndësuar me betonin. I ktheu në fusha të shëmtuara betoni vetëm për para dhe pushtet.

Gjithë Shqipërinë, Rama e ka kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave. Edi Rama nuk ndalet me kaq, ai duhet ndalur. Forca më e madhe e Edi Ramës është indferenca dhe mos veprimi ynë.  Bashkë mund të mos lejojmë shembjen e teatrit. Iu bëj thirrje ambasadorëve të flasin në lidhje me ketë çështje. Peshqit e vegjël janë aty, shprehet demokrati Basha.

Kryeopoziatari bën thirrje se beteja kundër shembjes së teatrit do të vazhdojë derisa të mundim ky taliban dhe narkoman i teatrit në pushtet. Do të mbështetin artistët në ambjentet e teatrit dhe kudo.

Deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 6 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY