Shembja e teatrit/ Deputetët demokratë në mbledhje, ja vendimet e PD

Shembja e teatrit/ Deputetët demokratë në mbledhje, ja vendimet e PD

110
0
Shares

Partia Demokratike ka realizuar mbledhjen me deputetët.Sapo ka përfunduar mbledhja, demokratët arritën në disa vendime.

Mbledhja u mbajt vetëm pak orë pasi Edi Rama me deputetët e  tij, miratuan ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave. Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se është vendosur që të ketë përballje deri ne largimin e Edi Ramës.

Ja çfarë u diskutua dhe u vendos:

  • Miratimi mbrëmë i ligjit është një akt terrorist, pasi mazhoranxa po sillet si armike e shqiptarëve.
  • Do t’i bëhet një kërkesë zyrtare presidentit Ilir Meta për të mos e dekretuar ligjin.
  • Sipas grupit parlamentar të PD-së miratimi i këtij ligji konsiderohet rrëzim i shtetit, pasi nuk ka as Gjykatë Kushtetuese funksionale.
  • Deputetët demorkatë do të nisin takimet me në terren për të shpjeguar situatën pasi kjo është betejë e pakthyeshme deri në largimin e Edi Ramës.
  • Do të ketë Bojkot të pjesshëm komisioneve dhe përballje e akuza në parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY