Eksperti: Si ti shpëtosh panikut të tërmetit, ja masat më emergjente

Eksperti: Si ti shpëtosh panikut të tërmetit, ja masat më emergjente

118
0
Shares

Top Channel në bashkëpunim me drejtorinë e zjarrëfikës së Tiranës simuluan ditën e enjte një situatë tërmeti. Me marrjen e thirrjes nga qytetarët, salla operative njofton në radio grupin e zjarrëfikëses, shoqëruar me zilen që lajmëron se ka rënë tërmet.

Siç ishin tërmetet e ditës së mërkurë, sekonda të frikshme paniku, ku megjithatë kërkohet që qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të marrin masat e tyre.

“Rrugëkalimet për qytetarët duhet të jenë gjithmonë të hapura, duke përfshirë edhe dyert e brendshme të banesës ose të objekteve ku ata punojnë për arsye se kur bie tërmet, nëse dera është e mbyllur ajo bëhet bllokim për kalimin e qytetarëve. Sistemin elektrik duhet ta mbyllin, po ashtu edhe sistemin hidrik ku bëjnë pjesë impianti i ujësjellësit. Të qëndrojnë afër kolonave të ndërtesës, mund të qendrojnë poshte hapësirës së derës. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm që të bëjnë mbylljen e automateve, që të mos shkaktohet zjarr”, tha Arjan Ahmetaj, shefi i sektorit të parandalimit, pranë zjarrfikëses së Tiranës.

Për shefin e sektorit të parandalimit te zjarrëfikësja e Tiranës, rol të rëndësishëm duhet të luajnë veçanërisht administratorët e pallateve.

“Duhet të vendosë numrin e kontaktit, që nga 128 i shërbimit zjarrëfikës, numrin 112 të emergjencave civile dhe t’i tregojë banorëve të pallatit që ka një vend evakuimi që është jashtë rrezikshmërisë”, shprehet Ahmetaj.

Salla operative funksionon gjatë gjithë 24 orëve, pa pushim, por me gjithë angazhimin për të evakuar banorët në rastet e katastrofave natyrore, në terren grupet e zjarrëfikëses hasin vështirësi për të ofruar ndihmë.

“Ne kërkojmë me forcë që të gjitha subjektet private apo banesat të jenë të pajisura me shkallë te emergjencës për të pasur rrugëkalimet e lira për qytetarët. Nuk kanë të gjithë, ne kemi qenë rigoroz të pajiset me rrugëkalime për rastet e fatkeqësive natyrore”, deklaroi shefi i parandalimit./Top Channel/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY