Lëkundje të forta gjatë mesnatës, a do të ketë sërish tërmete në...

Lëkundje të forta gjatë mesnatës, a do të ketë sërish tërmete në vazhdim?

180
0
Shares

Mesnatën e kësaj të premteje janë shënuar 3 tërmete të tjera, dy në harkun e 3 minutave në Adriatik dhe në zonën përreth Gjirit të Lalzit, konkretisht 49 dhe 51 minuta pas mesnatës dhe me magnituda 4.3 dhe 3.7, ndërsa lëkundja e orëve të para të mëngjesit është regjistruar në orën 5:51 me magnitudë 3.1.

Lëkundja më e fuqishme ka qenë ajo e rënë në Adriatik, por që është ndjerë nga qytetarët, pa shkaktuar gjithsesi dëme.

Lëkundjet sizmike që po prekin Shqipërinë po duken se do të vazhdojnë dhe pse eshte e vështirë të parashikohen. Prej dy ditësh, toka lëkundet ditë e natë, edhe pse magnitudat e këtyre të fundit kanë qenë më të ulëta sesa tërmeti që shkaktoi panik ditën e mërkurë në orën 11:01.

Ndërkohë, sizmologu Rrapo Ormeni duke folur për Fax Neës është shprehur se nuk do të ketë një tërmet tjetër të fuqishëm si ai i të paradites së të mërkurës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY