Ministri Xhafaj e pranon: Lulzim Basha është kërcënuar

Ministri Xhafaj e pranon: Lulzim Basha është kërcënuar

110
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pranuar sonte në një intervistë se kreu i opozitës dhe PD, Lulzim Basha është kërcënuar dhe se rreziku ka qenë real. “Kërcënimet ndaj Z. Basha kanë qenë reale. Ne i kemi trajtuar këtë sinjalizime shumë seriozisht. Menjëherë ne kemi vënë në dijeni stafin e afërt që merret me sigurinë e Z.Basha”.

Sokol Balla: A është kërcënuar Basha nga grupe paramilitare në Maqedoni?

Fatmir Xhafaj: Kanë qenë disa deklarata të bëra nga ISIS dhe eksponentë të tyre në rajon. Nuk kanë qenë adresime direkte ndaj sigurisë së zotit Basha, por indiciet çonin edhe aty. Kemi pasur raporte të mira me SHISH, si p.sh për festat e kaluara.

Gjatë kohës së festave kishim informacione për persona konkret që ndodheshin në Shqipëri që kishin potenciale për akte terroriste. Ata kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin shqiptar.

Gjate gjithë kësaj periudhe kemi qenë në alarm. Por edhe për ngjarjet në Kavaja kemi pasur shkëmbime me SHISH.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY