Pranohet kërkesa e Izet Haxhisë, argumentat i gjyqtarit që mori vendimin

Pranohet kërkesa e Izet Haxhisë, argumentat i gjyqtarit që mori vendimin

135
0
Shares

Gjykata penale e Tiranës pranoi sot kërkesën e Izet Haxhisë për të rivendosur në afat dënimin 25 vjecar dhënë në mungesë ndaj tij me akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari.

Gjyqtari Besnik Hoxha argumenton se kërkuesi Izet Haxhia gjatë gjithë kësaj periudhe që nga zhvillimi i gjyqit të parë ndaj tij ka qënë në Turqi nën mbikqyrjen e vazhdueshme të autoritetetve shtetërore Turke deri në momentin e ekstradimit të tij në Shqiperi më maj të këtij viti.

Gjyqtari Hoxha më tej në vendimin e tij hedh poshtë dhe pretendimin e prokurorit se Izet Haxhia ka tejkaluar afat 10 ditorë të ankimit. Në këtë vendim sqarohet se

“Ky pretendim i prokurorisë nuk është i bazuar në ligj. Nuk është detyrë e kërkuesit të provoje se kërkesa është paraqitur brenda 10 diteve por është detyrë e shtetit të provoje datën se kur i ka njoftuar vendimin e më pas, nga fillimi i kësaj date llogaritet afati 10 ditor, pa qenë e nevojshme për ndonjë prove tjetër.

Një tjetër provë që i ka dhënë mundësinë Izet Haxhisë të rivendos në afat dënimin e tij e provuar kjo tashmë edhe nga gjykata penale është fakti se ai ska patur kurrë zyrtarisht dijeni për dënimin në mungesë. Kjo thotë gjykata nuk i është komunikuar as nga autoritetet Turke të cilat i kanë vënë në dijeni vetëm masës errestit por jo dënimin.

Siç rezulton nga këto akte, në momentin e arrestimit nga Interpol Ankara, atij nuk i është njoftuar vendimi i denimit të gjykates Shqiptare, por vendimi për caktimin e mases së sigurimit arrest në burg. Kjo del qarte nga data e kërkesës për kerkim ndërkombëtar dt. 03/02/2001 ndërsa vendimi i denimit është shpallur me daten 29/04/2002 (dhe me datën 09/07/2002 i gjykates Apelit Tirane). 

Sa me sipër, kerkuesit Izet Haxhia nuk i është komunikuar vendimi penal Nr. 316 date 29/04/2002. Megjithatë, në aktet nuk ka asnjë lloj tjetër informacioni ku të vërtetohet marrja dijeni e vendimit të dënimit të gjykatës shkallës parë Tiranë me qëllim që të llogaritej afati 10 ditor për tu rivendosur në afat”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY