BE do të verifikojë paraprakisht udhëtarët shqiptarë që hyjnë pa viza

BE do të verifikojë paraprakisht udhëtarët shqiptarë që hyjnë pa viza

124
0
Shares

Parlamenti Evropian ka miratuar një plan për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen.

Sipas planit të miratuar nga ligjvënësit evropianë më 5 korrik, udhëtarët nga 60 vende që nuk janë janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën dhe shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë pjesë e një procesi verifikues para se të arrijnë në kufirin e Schengenit, duke përdorur Sistemin informativ dhe Autorizues të Udhëtimit në Evropë.

Sipas këtij plani synohet të “identifikohen kriminelët, terroristët dhe kushdo që përbën rrezik para se të arrijë në BE”, thuhet në deklaratë.

Propozimi duhet të miratohet edhe zyrtarisht nga shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që ky sistem të zbatohet nga viti 2021, ka njoftuar BE-ja.

Plotësimi i një aplikacioni pritet të zgjasë afër 20 minuta dhe do të kushtojë shtatë euro, ndërsa i njëjti do të jetë falas për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Blloku ka thënë se sistemi evropian është i ngjashëm me Sistemin Elektronik të Shteteve të Bashkuara për Autorizim të Udhëtimit.rel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY