Tirana përshëndet marrëveshjen e shqiptarëve të Shkupit

Tirana përshëndet marrëveshjen e shqiptarëve të Shkupit

46
0
Shares

Qeveria dhe opozita ne Tirane kane pershendetur marreveshjen e forcave politike shqiptare ne Maqedoni.

Partia Demokratike përshëndeti deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Ky është një lajm i mirë dhe inkurajues për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë vend, thuhet ne deklarate.

Bashkimi dhe bashkërendimi mbi bazën e parimeve dhe qendrimeve demokratike dhe integruese duhet të përbëjë një orientim strategjik në qasjen faktorit politik shqiptar kudo ndodhet.

Partia Demokratike duke shprehur mbështetjen e plotë për këtë akt përbashkues, garanton se si sot në opozitë edhe nesër në qeverisjen e vendit, do ta shndërrojë përbashkimin dhe bashkërendimin e faktorit shqiptar në aksin kryesor strategjik të komunikimit dhe punës për realizimin e interesave integruese të shqiptarëve në Ballkan.​

Edhe kryeministri Rama e ka përshëndetur marrëveshjen duke e konsideruar atë si një hap historic.

“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie”, shkruna Rama në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY