Bujar Asqeriu i bashkohet protestes : Të ngrihemi mbi mashtrimet qeveritarëve

Bujar Asqeriu i bashkohet protestes : Të ngrihemi mbi mashtrimet qeveritarëve

103
0
Shares

Protestes i jane bashkuar artistet e njohur si Bujar Asqeriu, regjisori Budina dhe Alert Celoaliaj.

Siç shihet dhe nga video, në rrugën para Kuvendit ka një masë të madhe njerëzish që mbajnë në duan pankarta “mbroteatrin”.

“Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë, një popull pas histori nuk ka mbrojtje nga arti. Jemi këtu që të ngrihemi mbi mashtrimet e qeveritarëve tanë. Jemi këtu për t’i dhënë në kuptim jetës së çdo shqiptari”, tha Bujar Asqeriu.

Alert Çeloaliaj: Nuk është beteja e fundit, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë, deri në fund me çdo mjet ligjor.  Nëse ky ligj kalon, do të protestojmë më shumë para teatrit, asgjë nuk është e mbyllur asgjë nuk është e prerë. Unë them se  do të mbizotërojë qytetaria në atë sallë sot mbi politikën dhe paratë. U bëj thirrje që të mos votojnë këtë ligj.

Neritan Liçaj: Në respekt të qytetarëve që kanë dal sot këtu me në, në respekt të gjithë qytetarë shqiptarë, po lexoj edhe njëherë peticionin tonë drejtuar krerëve të shtetit dhe trupave diplomatikë në Shqipëri. Ne jemi kundër këtij ligji, jemi kundër shembjes së Teatrit.  Ky projekt ligj vjen në kundërshtim me disa ligje të tjera në Republikën e Shqipërisë. Është rasti i parë që paraqitet një ligj personal. Ky ligj nuk ka referim dhe bazë ligjore, është në kundërshtim me proceduarat e hartimi të ligjit. Kërkojmë kthimin mbrapsht të këtij ligji.

Robert Budina: I bëjmë thirrje Ministres së Kulturës që të tërhiqet se nuk është vonë. U bëj thirrje dhe ju që keni ardhur sot që të ruajmë qytetarinë deri në fund.

 

Protesta para parlamentit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, kundër grabitjes së Pronës Publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë!

Publiée par Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sur Jeudi 5 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...