Policia e Tiranës i merr kompetencat Bashkisë: Ja rrugët me akull

Policia e Tiranës i merr kompetencat Bashkisë: Ja rrugët me akull

70
0
Shares

Nuk e ka bërë këtë shërbim bashkia e Tiranës, por policia e Tirarnës. Blutë e kryeqytetit kanë identifikuar të gjitha rrugët me akull dhe i kanë bërë publike ato. Mbetet që bashkia të marrë hua kripe dhe ta shkrijë akullin.

Shërbimet e Policisë së Tiranës njoftojnë se disa akse rrugore dhe zona të caktuara si më poshtë ka prezencë të ujit dhe akullit në rrugë më konkretisht:

• Kryqëzimi i Laprakës.

• Nënkalimi i “City Park”, sa kalon Vorën drejtimi DR-TR, përballë Karburant “Autokton”.

• Priskë Nr.2.

• Në rrugën “Qamil Guranjaku”.

• Mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.

• Në rrugën “Karl Topia”.

• Nga “21 Dhjetori” në drejtim të “Vasil Shantos” ka prezencë uji.

• Tek Klinika Nr.1 ka prezencë uji.

• Rruga “Myslym Shyri” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” ka prezencë uji.

• Rruga sa kalon Lapidarin në Pezë Helmës, ka prezenca akulli në rrugë.

Shërbimet e Policisë janë të gjitha në gadishmëri, ku po monitorojnë lëvizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY