Mishi me salmonelë i importuar nga Brazili/Panariti: Kërcënim për shqiptarët

Mishi me salmonelë i importuar nga Brazili/Panariti: Kërcënim për shqiptarët

99
0
Shares

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ish- ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar lidhur më mishin që vinte nga Brazilin në të cilin u gjet prania e salmonelës dhe u bllokua ditën e djeshme.

Panariti ka ngritur alarmin, duke e cilësuar rastin shumë serioz dhe një kërcënim për shqiptarët dhe jo vetëm.

Siaps tij duhet njoftuar urgjentisht Autoriteti Evropian i Ushqimit, dhe Autoriteti ynë i Ushqimit duhet të gati një raport teknik të hollësishëm për serotipin e salmoneles.

POSTIMI I PANARITIT:

“Bllokimi i nje ngarkese me mish importi nga Brazili per pranine e salmonelave, eshte jo vetëm parandalim i nje kercenimi shqiptar por edhe Evropian, i cili duhet marrë shumë seriozisht! Se pari, duhet njoftuar per këtë urgjentisht Autoriteti Evropian i Ushqimit.

Shpresoj që Autoriteti yne i Ushqimit, duhet te kete gati nje raport teknik te hollesishem per serotipin e salmoneles, sasine e zbuluar per njesi te peshes dhe metoden e zbatuar. Se dyti, pjesa dermuese e stabilimenteve Braziliane te perpunimit te mishit, ndodhen tashme nen nje “embargo” te rrepte evropiane dhe nuk mund te eksportojne më ne Evrope.

Shtrohet pyetja :A eshte thyer ne rastin shqiptar kjo embargo? Apo stabilimenti brazilian ka qene i licensuar per te eksportuar ne Bashkimin Evropian. Keto duam te dime!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY