Jetonte duke vjedhur, lushnjari zbriste ne Elbasan per ‘pune’

Jetonte duke vjedhur, lushnjari zbriste ne Elbasan per ‘pune’

103
0
Shares

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi dyshohet të eshte autor i disa vjedhjeve. Policia e Elbasanit bëri me dije se Lavdim Alliu, 21 vjeç, banues në fshatin Gradishtë të Lushnjës, akuzohet për disa vjedhje në Librazhd.

I riu u procedua penalisht në gjendje të lirë më datën 3 korrik si autor i dyshuar për vjedhje dhe në mbrëmjen e po kësaj date është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ishte futur në banesën e shtetasit L.B., 43 vjeç, banues në lagjen e “Çakos”, Prrenjas, ku kishte vjedhur një aparat celular.

Informacioni:


Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe disa vjedhje të tjera dhe konkretisht:
•Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Xh.D., 40 vjeçe, ku ka marrë një telefon celular
•Në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka vjedhur në banesën shtetases Rr.Q., 56 vjeçe, ku i kanë marrë një shumë rreth 22.500 lekësh.
•Po në lagjen “Semes”, Librazhd, dyshohet se ka tentuar për të vjedhur në banesën e shtetasit F. M., 41 vjeç.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vjedhje”, të parashikuar nga nenin 134/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY