Trualli i Teatrit, Tabaku publikon dokumentat e vitit 1938 qe ndalojne tjetersimin

Trualli i Teatrit, Tabaku publikon dokumentat e vitit 1938 qe ndalojne tjetersimin

110
0
Shares

Jorida Tabaku publikoi dokumenta autentike te vitit 1938, qe ndalojne tjetersimin e prones tek Teatri Kombëtar.

Tabaku i paraqiti dokumentat ne Komisionin e Ekonomise si argument shtese se akti i qeverise eshte korruptiv dhe shkel cdo norme kushtetuese per pronesine.

“Unë sot këtu po publikoj kontratën e shitblerjes nënshkruar në vitin 1938 nga familja Libohova, që i është shitur përfaqësuesit të shtetit italian. Në kontratë thuhet specifikisht që ai që e blen truallin, nuk e përdor dot për asnjë destinacion tjetër, përveçse për Teatër. Qeveria italiane që atëherë më largpamëse sesa qeveria shqiptare e cila sillet si pushtuese e trojeve publike”, tha Tabaku.

Bashkëngjitur është kontrata e cila vërteton se prona ka një sipërfaqe prej 10625.31 metrash katrorë. E blerë nga Francesco Jacomoni në llogari të Mbretërisë Italiane për 7 franga floriri metri katror. Në total 74377.17 monedha floriri.

“Qeveria Rama ka sjellë një ligj që ne si shqiptarë të legjitimojmë një kontratë antikushtetuese, të pamoralshme dhe antikombëtare për të ngritur në tokën e blerë për qytetarët një kullë me emrin Rama”, vuri në dukje Tabaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY