Organet e vettingut konfrimojne ne detyre Arta Marku. Trupi gjykues shqyrtoi të gjitha dokumentacionet dhe zhvilloi një hetim të thellë administrativ në tre shtylla për subjektin e rivlerësimit.
Trupi gjykues pasi dëgjoi avokaten, në përputhje me pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 të vitit 2016 e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit trupi gjykues nga Genta tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu vendosi konfirmimin në detyrë të zonjës Arta Marku.
Edhe sot kryeprokurorja nuk ishte në seancë, pavarësisht pakënaqësisë së shprehur nga vëzhguesi i ONM gjatë seancë së djeshme.
Komisioni i Pavarur Kualifikues vlerësoi aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës.
Gjatë seancës, KPK vlerësoi se sipas ILDKPKI, Arta Marku ka bërë deklarim të saktë, ka burime të mjaftueshme financiare dhe nuk ka konflikt interesi. Ndërkaq, edhe DSIK konfirmon përshtatshmërinë e Markut në detyrë.
Por cfarë ndodhi me anën profesionale të Markut e cila u vë në dyshim në seancën e parë. Organet e vettingut sic edhe duket nga vendimi e kane anashkaluar perfundimet e arritura nga perfaqesuesi i ONM.
Vetëm përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs tha se do të donte të kishte debat me Arta Markun lidhur me një çështje ku ajo ka marrë pjesë, ku ka kërkuar “arrest me burg” për një shtetas të ndaluar për “drejtim mjeti në gjendje të parregullt”.
“E shoh si një shenjë jo të mirë mungesën e saj. Arta Marku duhej të ishte këtu. Në lidhje me rastin e shtetasit që është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, sepse kishte pirë pak më shumë raki, Arta Marku kërkoi dy herë arrest me burg për të. Nuk e mbështes idenë që duhet të drejtosh nën efektin e alkoolit, por dua të përqëndrohem te kërkesa ekstreme për arrest me burg. Së pari, subjekti ka një përvojë të lartë si prokurore, nuk është fillestare. Ajo e di dallimin mes një çështjeje të vështirë dhe të thjeshtë”, u shpreh ai.
“Duke marrë parasysh se Arta Marku i dha këtij personi 2 muaj burg dhe e mban atë dy javë në paraburgim, shoh se nuk ka balancë. Këndvështrimi është që duhet ta mbajë parasysh dhe jo të japë urdhra, por të fillojë të ndryshojë mentalitetin e Prokurorisë. Të mendohen dy herë kur kërkohet arrest me burg”, ka vene dukje përfaqësuesi i ONM-së.
Kundër konfirmimit në detyre të Marku u shpreh edhe deputeti demokrat Enklejd Alibeaj i cili u shpreh se “Organet e vetingut po zbatojnë standarde të dyfishta duke vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit.” Sipas Alibeajt Arta Marku sot duhet të ishte shkarkuar nga detyra në se procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht dhe i kapur nga Rama e Xhafa.
“Arta Marku, e deleguara e Edi Ramës në Krye të organit të prokurorisë, pritet të konfirmohet në detyrë, jo sepse përmbush kriteret e vendosura nga ligji, por se kriteret e kualifikimit që po aplikohen kanë si kusht kryesor se cili gjyqtar apo prokuror i shërben më shumë Edi Ramës dhe Qeverisë së tij të korruptuar.”- reagoi Alibeaj duke paralajmeruar vendimin e sotëm.
Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme në Kuvend, në një seancë të pazakontë më 18 dhjetor të 2017, kur deputetët e opozitës hodhën tymuese në shenjë proteste ndaj mënyrës së zgjedhjes së saj.
42-vjeçarja që punonte deri në atë kohë si zv.drejtuese e Prokurorisë së Shkodrës u ngjit në postin më të lartë të akuzës vetëm me votat e mazhorancës, pas 17 vitesh karrierë në sistemin e drejtësisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/