Përmbytja e Bashkisë dhe Bibliotekës/Berisha:”Puthadorët e lakejtë s’guxojnë të thonë të vërtetën”

Përmbytja e Bashkisë dhe Bibliotekës/Berisha:”Puthadorët e lakejtë s’guxojnë të thonë të vërtetën”

117
0
Shares

Biblioteka Kombëtare vazhdon të jetë ende e mbyllur.  Ishte njoftuar në një shënim me letër ngjitur në dyert e bibliotekës së do të mbahej në gjendje emergjente dhe e mbyllur deri në 30 Qershor.

Kanë kaluar tre ditë dhe ende biblioteka qëndron e mbyllur duke mos dhënë asnjë njoftim se kur do të hapet. Akoma nuk është dhënë arsyeja se pse vazhdon  të jetë e mbyllur dhe nuk ka dalë ende një listë e atyre librave të dëmtuar dhe pse u tha se 70% të librave janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë dhe vetëm ato artistike janë dëmtuar.

11 ditë pas dëmit të madh që i ndodhi bibliotekës, akoma sështë përcaktuar arsyeja pse biblioteka u përmbyt dhe ekspertët vazhdojnë të hetojnë. Ndërsa librat nga ana tjetër vazhdojnë të thahen në diell.

Për këtë situatë ka pasur një reagim nga ish-kryeministri Berisha i cili tregon arsyen sipas tij të përmbytjes së bibliotekës dhe mbajtjes fshehur të së vërtetës.

Fjalët e Berishës:

Bashkine dhe Bilbloteken Kombetare e permbyti Lal Pehu me Sheshin e burdungllave qe ndertoi. Puthadoret dhe lakenjte s’guxojne te thone te verteten! sb

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY