Komisioni i ligjeve/ PS nuk ‘djeg’ të përjashtuarit nga Vettingu, i lejon...

Komisioni i ligjeve/ PS nuk ‘djeg’ të përjashtuarit nga Vettingu, i lejon të bëhen avokatë

127
0
Shares

“Natyrisht ne nuk mund të lejojmë të hyjnë nga penxherja ata që kemi nxjerrë nga dera e sallës së gjyqit”,-tha Ulsi Manja. “Unë jam shumë dakord me këtë, madje do propozoj masa më shtrënguese”,-tha Bashkim Fino.

Këto ishin deklaratat e kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja dhe Bashkim Finos kur ligji për avokatinë u prezantua fillimisht në 2 maj. Ndërsa kishin deklaruar të kundërtën, sot ata vijnë me një tjetër vendim.

Socialistët vendosën sot në Komisionin e Ligjeve të lejojnë që të djegurit e Vettingut të mund të bëhen avokatë. Gjyqtarët dhe prokurorët që përjashtohen nga sistemi i drejtësisë nga procesi i Vettingut e kanë një shans të dytë për t’u rikthyer në sallën e gjyqit.

Por këtë të martë, teksa u miratua nen për nen ligji për avokatinë, nuk u vendos asnjë kriter ndalues që licencën ta marrin dhe ata që i djeg vettingu. Shqetësimi u ngrit sërish nga Bashkim Fino, por relatori Adnor Shameti tha se të skualifikuarit nga vettingu nuk mund të pushkatoheshin.

“Mos bëni sikur nuk e kuptoni? Pse do të bëheni ju strehë e këtyre njerëzve. Të ndërrojnë profesion”,-tha Bashkim Fino.

Në të njëjtën mbledhje, PS kaloi vetëm me votat e saj pranimet për shkollën e magjistraturës dhe emërimin e 16 magjistratëve të diplomuar nga Arta Marku e KLD. LSI votoi kundër, por beteja është të enjten në parlament, aty ku duhen 84 vota.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY