I rrëmbyen babain, por kapiteni nigerian vazhdon lojën

I rrëmbyen babain, por kapiteni nigerian vazhdon lojën

109
0
Shares

Një lajm tronditës vjen nga botërori  Babait të kapitenit të Nigerisë Xhon Obi Mikel i është kërcënuar seriozisht jeta ndërsa i biri luante në Rusi.

Sipas mediave të martën e shkuar para sfidës me Argjentinës, mesfushorit nigerian i rrëmbyen babain, dhe se ai mori një thirrje nga rrëmbyesit katër orë para ndeshjes me Argjentinë, dhe ata i kishin kërkuar kapitenit të Nigerisë 24 mijë euro për t’ia liruar babanë.

Futbollisti nuk i kishte treguar askujt, madje as pjesëtarëve të skuadrës, duke e mbajtur të fshehtë lajmin. Babai i kapitenit u shpëtua nga policia e Nigerisë, teksa ai ishte torturuar gjatë kohës së rrëmbimit dhe u dërgua menjëherë në spital.

Nuk i tregoi askujt se në rast se lajmi bëhej publik, atëherë babai i tij do të vritej.

“Isha i hutuar. Nuk e dija se çfarë të bëja, por në fund e kuptova se nuk mund t’i lë poshtë 180 milionë nigerianë. Më duhej që ta hiqja nga koka dhe të luaja ndeshjen fillimisht. Më thanë se do ta vrisnin babanë tim nëse do ta lajmëroja ndokënd. Dhe nuk doja që t’i tregoja trajnerit sepse nuk dëshiroja që problemi im të jetë problem për trajnerin dhe skuadrën time në një ndeshje aq të rëndësishme. Aq sa doja t’i tregojë trajnerit, prapë nuk mundja ta bëja”, u shpreh Obi Mikel për “Këese ESPN”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY