LAJMI I FUNDIT/Vettingu për prokurorin Kaloci: Fsheh pasurinë dhe bën deklarim të...

LAJMI I FUNDIT/Vettingu për prokurorin Kaloci: Fsheh pasurinë dhe bën deklarim të rremë

225
0
Shares

Seanca dëgjimore për Luan Kalocin ka filluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ai është prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë dhe kandidat për KLP.

Pas hetimit të Komisionit të Kualifikimit, relatorja është shprehur se ai ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Luan Kaloci ka një apartament 145 m2 në njësinë bashkiake nr.10 me vlerë 52 mijë dollarë. Ai ka shitur një shtëpi me vlerë 4 milionë e 800 mijë lekë në vitin 1999 në Elbasan. Gjithashtu prokurori ka marrë 55 mijë euro kredi në bankë.

Aty ka mospërputhje për sipërfaqen e apartamentit dhe për një dyqan të paregjistruar në hipotekë. Ai ka deklaruar një lotari sportive dhe dyqanin e blerë për 5.8 milionë lekë, por nuk ka deklaruar 5 mijë dollarë në 2007, 20 mijë euro të bashkëshortes dhe 50 mijë euro në 2009 për shitjen e makinës së vajzës.

Për të u vlerësuan dokumente si raporti i ILDKPI dhe informacione nga institucione të tjera

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY