VIDEO/Fëmija nga Tepelena i sëmurë me kancer, përfiton ndihmë nga ‘shqiponja’ e...

VIDEO/Fëmija nga Tepelena i sëmurë me kancer, përfiton ndihmë nga ‘shqiponja’ e Xhakës dhe Shaqirit

167
0
Shares

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, 25 mijë frangat që u mblodhën online nga shqiptarët për të paguar gjobën që ata morën nga FIFA pas festimit me simbolin e shqiponjës, nuk do t’i marrin paratë, por vendosën t’i japin për bamirësi. Ky fond do të ndahet në tre pjesë, duke iu dorëzuar një fëmije në nevojë në Kosovë, një në Zvicër dhe një në Shqipëri. Mes përfituesve është 8-vjeçari Olsi Varfi nga fshati Kalivaç i Tepelenës. Prej muajit tetor ai është i shtruar në QSUT, ku po kurohet nga kanceri.

Historia e Olsit është e trishtë. Ai ka humbur njërin sy pas një aksidenti me biçikletë. Më pas iu shfaq masa tumoriale, ndërsa drama shtohet për fëmijën duke qenë se prindërit e tij janë divorcuar prej 5 vitesh. Që prej asaj kohe për Olsi Varfin kujdeset gjyshja e tij. Në videon më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY