Qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës për të strehuar dhe për të marrë ndihmën e nevojshme me ushqime dhe veshmbathje u kanë ardhur në ndihmë jo vetëm shtetasve shqiptarë, por edhe të huajve që gjenden këto ditë në kryeqytet.
Një rast i tillë është ai i një shtetasi amerikan, i cili u gjet nga Policia Bashkiake në Tiranë në kushte tepër të vështira dhe u dërgua tek Qendra Sociale në zonën e Misto Mames.
Mësohet se ai quhet Trevor Obrieh, rreth 35 vjeç dhe prej disa ditësh ndodhej në Shqipëri, pasi më parë kishte qenë në Serbi ku kishte humbur të gjitha sendet e tij.
Në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës u strehuan dje në mbrëmje 100 persona. Nata ka kaluar e qetë dhe nuk ka patur probleme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/