Paloka:Edi Rama si Fidel Kastro, pret që kundershtarët të largohen

Paloka:Edi Rama si Fidel Kastro, pret që kundershtarët të largohen

108
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka kujtuar ditën e hapjes se ambasadave në vitin 1990.
Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë një krahasim midis Edi Ramës, Ramiz Alisë dhe Fidel Kastros duke theksuar se Kryeministri jonë pret që të largohen kundershtarët.

POSTIMI I PALOKES:

2 korriku pas 28 vitesh…
Respekti per ata djem qe guxuan dhe shperthyen deren drejt lirise do te jete i perhershem. Por sot une dua te kujtoj nje moment qe e lidh ate kohe me te sotmen.
Nje urdher i fshehte i dhene nga Ramiz Alia qe policia te mos i pengonte me njerzit qe kerkonin te hynin neper ambasada !
Po pse ?
Shqiperia kishte mbetur vendi i fundit komunist ne Evrope pas rrezimit te Murit te Berlinit. Por disa protesta kunder rregjimit si ne Shkoder , Kavaje, po dhe ajo qe u quajt proteste e heshtur me 28 janar 1990 ne Tirane, tregonin se dhe shqiptaret nuk do vazhdonin ta mbanin koken ulur.
Sigurisht revoltat behen nga liridashesit, nga “rebelet” e jo nga ata me shpirt skllavi.
Ne ato kushte shperthimi i ambasadave ishte nje nivel tjeter i revoltes se shqiptareve , por ate moment Alia u perpoq ta perdorte ne favor te tij.
Ai lejoi largimin e njerezve me ambasadat i bindur se keshtu largoi nga vendi gjithe kundershtaret dhe siguroi paprekshmerine e rregjimit.
Kjo ishte nje strategji e ndjekur dikur edhe nga Fidel Kastro.
E te njejten strategji duket se po perdor sot Rama , i cili shpreson qe te gjithe kundershtaret e tij te largohen dhe ai te mbreteroje i vetem ne Shqiperi.
Ramiz Alise i deshtoi plani, ne dhjetor i qerruam .
Ramen e genjen mendja ne se mendon se do te kete tjeter fund

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY