Shqiptari që u bë hero në Itali, shpëtoi vajzën dhe mamanë nga...

Shqiptari që u bë hero në Itali, shpëtoi vajzën dhe mamanë nga flakët (EMRI)

109
0
Shares

Nertil Qato, një emigrant shqiptar shpëtoi jetën e dy femrave që ishin përfshirë nga flakët e një shpërthimi në ndërtesën e tyre.

Një vajzë 14 vjeçe dhe nëna e saj kishin mbetur të bllokuara në katin e parë në Livorno dhe kishin thirrur për ndihmë. 31-vjeçari nga Berati i ka dëgjuar dhe nuk ka hezituar të hyjë në mes të zjarrit për ti ndihmuar. Në flakë ishte përfshirë dhe një grua në katin e nëndheshëm, e cila ndërroi jetë për shkak të djegieve të shumta.

Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë dhe tym të zi. Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi dhe flakëve. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas mora edhe nënën e saj”,tha treguar Qato për mediat italiane.

Ai ka gjashtë vite që qëndron në Itali dhe veprimi i tij është vlerësuar nga Kryetari i Bashkisë së Livornos, i cili i ka dorëzuar një cmim special duke i premtuar se do ta ndihmojë që të pajiset shpejt me shtetësi italiane.

/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY