Specialistët e Komisariatit nr. 1, në Tiranë, në bazë të Planit të Veprimit për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Durisht, konstatuan dje, të mbjellë në mënyrë të parregullt një parcelë me 280 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe janë arrestuar në flagrancë 4 persona.
1. Shefqet Memoci, 64 vjeç, banues në Tiranë
2. Zeqir Memoci, 80 vjeç, banues në Tiranë
3. Fiqiri Memoci, 53 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i kryeplakut të fshatit Durisht,
4. Myslim Spahiu, 68 vjeç, banues në Tiranë
Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjësuar me zjarr.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Shefqet Memoci, Zeqir Memoci e Fiqiri Memoci, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal.
Në ngarkim të Myslim Spahiu, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/