E rëndë, 20-vjecari kryen vetëvrasje pas humbjes së Argjentinës, flet babai

E rëndë, 20-vjecari kryen vetëvrasje pas humbjes së Argjentinës, flet babai

171
0
Shares

Monotosh Halder, tifoz 20-vjeçar i Lionel Messit dhe Argjentinës, ka bërë vetëvrasje në Bengal pasi “Albicelestes” humben 4-3 kundër Francës në rrethin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës në Rusi.

Halder, tifoz i flakët i Messit, ishte lënë zemërthyer pasi ekipi i tij i preferuar u eliminua nga Botërori, raporton Goal, përcjell Express.

Ai e kishte refuzuar darkën me familje të shtunën brenda dhe ishte mbyllur në dhomë duke e kyçur derën.

Të dielën në mëngjes, pas disa tentimeve për ta hapur derën e dhomës së tij, familja e tij kishte vendosur ta thërriste policinë. Dera ishte thyer nga policia e cila me t’u futur brenda e ka gjetur Halderin të varur në tavanin e dhomës.

“Biri im nuk kishte sëmundje. Ai ishte tifoz i Argjentinës dhe cdo ditë qëndronte para TV-së që prej fillimit të Kupës së Botës. Ai u shqetësua shumë pas humbjes së Argjentinës ndaj Francës. Por, asnjëherë nuk na ka shkuar mendja se ai do ta bënte një gjë të tillë”, ka thënë babai i tij, Mongol Halder.

Javë më parë një tifoz tjetër i yllit të Barcelonës u gjet i vdekur në një lumë në Indi dhe u raportua se kishte bërë vetëvrasje pas humbjes së Argjentinës ndaj Kroacisë në fazën grupore të Botërorit. /Ex

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY