Detaje të reja për vdekjen e shoferit të Xhafajt, arma nuk ishte...

Detaje të reja për vdekjen e shoferit të Xhafajt, arma nuk ishte e tij, por e shoqëruesit të ministrit

139
0
Shares

Detaje të reja lidhur me vdekjen e Shkëlzen Qordjas, shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gazetari Artan Hoxha zbuloi se arma e krimit, automatiku MP5 nuk është një armë që mban shoferi, por shoqëruesi i ministrit.

Po sipas këtij gazetari, viktima është gjetur i vdekur në makinën e mbyllur brenda në garazhin e mbyllur nga i vëllai i tij.

“Ka ardhur vëllai i viktimës i cili gjithashtu është shofer i një autoriteti të larta.  Garazhi ishte. Arma me të cilën ka ndodhur ngjarja është armë MP5 që nuk e përdorin shoferët. Ata mbajnë pistoletë Beretë dhe jo këtë armë. Këtë armë e mbajnë shoqëruesit e ministrit. Në cilat rrethana është ndodhur ajo armë aty nuk dihet.”

Gjithashtu kamerat e sigurisë në Gardën e Republikës, prej një muaji, nuk funksionojnë për shkak të shpërnguljes së këtij institucioni në një vend tjetër.

Deklaratat u bënë në studion e emisionit “Opinion”, mbrëmjen e 2 korrikut.

Shkëlzen Qordja u gjet i vdekur në orën 09:33, të 30 qershorit brenda automjetit që e kishte parkuar në garazhin e Gardës, ndërsa nga mjekësia ligjore është përcaktuar se nuk ka ndërruar jetë menjëherë pas ngjarjes.

Disa orë para se të merrte këtë vendim, 31 vjeçari ka qenë duke festuar në një lokal deri në orët e para të mëngjesit.  Policia dyshon se 31 vjeçari është vetëvrarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY