Kriza në Gjermani, kur nuk të besojnë ke marrë fund të politikë

Kriza në Gjermani, kur nuk të besojnë ke marrë fund të politikë

152
0
Shares

Qytetarët e Gjermanisë vetëm tundin kokën me mosbesim përballë shfaqjeve teatrale qoftë në Berlin, qoftë në Mynih. “Po kthejuni ore më në fund asaj pune që keni për detyrë të bëni!” të vjen të thërrasësh në drejtim të Zyrës Kancelarore dhe të zyrave qendrore të partive, siç e bëjmë këtë çdo mëngjes ne, taksapaguesit e kësaj republike. E bëjmë këtë edhe me kolegë që nuk i durojmë dot ose nën eprorë, vendimet e të cilëve nuk i quajmë vetëm të mençura.

Dëshira kontradiktore të qytetarëve

Le ta pranojmë – as ne qytetarët nuk ia bëjmë të lehtë politikës për momentin. Sepse siç dëshmojnë të gjitha sondazhet, propozimet e shefit të CSU-së Horst Seehofer gjejnë një mbështetje të gjerë në popull. Dhe janë pikërisht këto sondazhe që u dhanë zemër kristjansocialëve rebelë nga Bavaria. Nga ana tjetër: që kjo politikë mund të realizohet vetëm me çmimin e një krize të fortë qeveritare dhe me dështimin e koalicionit, këtë ne nuk e duam po ashtu me shumicë – dhe aq më pak e duan zgjedhësit e partive unioniste që e duan rregullin edhe si parim. Sepse, pyetja që shtrohet është: çfarë ka ndryshuar sot nga situata e tre muajve më parë, kur u krijua kjo qeveri e përbërë nga CDU, CSU dhe SPD pas përpjekjeve shumë të vështira? Dhe qytetari pyet më tej: në ç’masë mund të quhet ende ky konflikt, konflikt për çështje përmbajtësore politike? A nuk ka prej kohësh ai karakterin e një dyluftimi midis Seehoferit dhe kancelares gjermane thjesht për motive njerëzore? “Me këtë grua unë nuk mund të punoj më” – po ta ketë shqiptuar vërtet kështu këtë citat – të cilin ndërkohë Horst Seehoferi e mohon – atëherë që atëherë ai e ka hedhur dëm prestigjin e tij. Sjellja profesionale ka pamje tjetër.

Por e vërtetë është që edhe Angela Merkel po bën gabime dramatike këto ditë. Po, në takimin e nivelit të lartë të BE ajo arriti në negociata suksese, të cilat nuk e kishte besuar askush se do t’i arrinte. Por të krijon çdo gjë tjetër, por jo besim, kur Zyra Kancelarore bën të ditur se me cilët partnerë ka arritur marrëveshje, dhe tri shtete e kundërshtojnë këtë pak më vonë në mënyrën më të ashpër. Kujt t’i besosh tani? Dhe besimi – këtë e di çdo kryetar bashkie fshati – është monedha e mirëfilltë e këmbimit. Ai të cilit nuk i besojnë, ai ka marrë fund politikisht.

Nuk kemi krizë shtetërore

Kjo krizë nuk është krizë shtetërore. Sepse edhe sikur CSU-ja të largohej nga qeveria, të Gjelbrit janë afruar të gatshëm për t’u bërë partnerë të rinj të koalicionit. Prandaj edhe zgjedhjet e reja – pavarësisht si do të përfundojë dita e sotme – janë me shumë pak gjasa. Kjo është në radhë të parë krizë e partive unioniste, të cilat gjithmonë kanë deklaruar kaq të sigurta se pa to nuk mund të krijohet qeveri.

“Hidheni vështrimin një herë përtej Alpeve”, të vjen t’u thërrasësh CDU dhe CSU-së. Në Itali demokristjanët, pa të cilët prej dekadash ishte e pamundur ta përfytyroje sistemin politik, u shkatërruan krejtësisht me vullnetin e tyre. Dhe pastaj thjesht u shpërbënë, pa u shqetësuar kush nga kjo. Po sot, kush e drejton Italinë? E pra. Ndoshta populistët e djathtë të AfD-së kanë nisur prej ditësh të hapin shishet e shampanjës.dw.de

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY