Bisedat e grupeve në WhatsApp mund të jenë tepër të dobishme, mjet i përsosur për organizimin e ngjarjeve shoqërore, ose përditësimin me lajme nga vende si shkolla e fëmijëve tuaj.
Por, të gjithë e dinë se grupet mund të përfundojnë shpejt në kaos, teksa të gjithë fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin.
Kjo është arsyeja pse WhatsApp po paraqet një mundësi të re për bisedat në grup që lejon vetëm administratorët e miratuar të dërgojnë mesazhe.
Është një ndryshim i thjeshtë, por që do të bëjë bisedat në grup më funksionale dhe tërheqëse për disa raste përdorimi.
WhatsApp padyshim e di se bisedat në grupe janë një arsye e madhe që tërheq përdoruesit dhe ngadalë ka shtuar më shumë karakteristika.
Kohët e fundit kompania prezantoi përshkrimet e grupeve, si dhe mjetet anti-spam dhe një veçori që tregon përgjigjet e përdoruesit dhe përmendjet.
E gjithë kjo bën që WhatsApp në pronësi të Facebook të jetë më tërheqës për llojin e organizimit të grupit dhe tiparit të njoftimit të grupit, njofton PCW.
Siç tha WhatsApp në një postim në blog: “Një arsye se pse njerëzit përdorin grupet është të marrin njoftime dhe informacione të rëndësishme, duke përfshirë prindërit dhe mësuesit në shkolla, qendra komunitare dhe organizata jofitimprurëse.
Ne kemi prezantuar këtë mjedis të ri kështu që administratorët mund të kenë mjete më të mira për këto raste përdorimi.”
Për të aktivizuar cilësimet, thjesht hapni “Informacioni i Grupit ” në një bisedë grupi, pastaj shkoni te Cilësimet e Grupit > Dërgo mesazhet dhe zgjidhni “Vetëm administratorët“.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/